Frika nga koronavirusi, Arbana Osmani jep mesazh sensibilizues

Arbana Osmani ka dhënë disa këshilla si të mbrohemi nga koronavirusi.

Në Shqipëri janë alarmuar qytetarët pas konfirmimit të 10 rasteve me koronavirus.

Tashmë po merren masat e nevojshme për mbrojtje nga koronavirusi, ndërsa shumë fytyra publike kanë dhënë këshilla për mbrojtje.

Një prej tyre është edhe moderatorja Arbana Osmani, e cila me anë të një videoje bën thirrje që sa më shumë t’i pastrojnë duart, t’i mbajnë duar para gojës kur të teshtitin si dhe të qëndrojnë në shtëpi pranë më të dashurve të tyre, për t’i evituar daljet në vende ku ka më shumë qarkullim.

“Kujdesuni për veten, dhe për të tjerët”, ka shkruar ajo sipër videos me mesazhin sensibilizues.

Arbana me anë të një tjetër videoje, ka bërë të ditur që emisioni i saj i radhës do të xhirohet pa praninë e publikut.

https://www.instagram.com/p/B9jfxInAvG3/?utm_source=ig_embed