breshëri

Frika nga breshëri, nënkalimi i ri në Ferizaj shndërrohet në parking

Frika nga breshëri ka shtyrë disa qytetarë në Ferizaj që të parkojnë automjetet e tyre në nënkalimin e ri afër stacionit të policisë.

Ky nënkalim ende nuk është funksionalizuar dhe po zhvillohen punime në të.

Breshëri ka dëmtuar disa automjete në qytetet si Hani i Elezit.

Nga shiu i madh janë shkaktuar përmbytje edhe në zonat malore të Sharrit.