Kopenhagë

Frederik X, mbreti i ri i Danimarkës

Frederik X është shpallur Mbret i Danimarkës, pasi nëna e tij Mbretëresha Margrethe II hoqi të dielën edhe zyrtarisht dorë nga froni, raporton “BBC”.

Margrethe II hoqi dorë vullnetarisht nga froni, ndërsa pas nënshkrimit zyrtar, Frederik X u shpall Mbret i Danimarkës nga kryeministrja Mette Frederiksen. Ceremonia u zhvillua në Pallatin Christiansborg, ndërsa të pranishëm ishin dhjetëra e mijëra qytetarë danezë në Kopenhagë.

Margrethe II kaloi 52 vjet në fron. Ajo në natën e Vitit të Ri, gjatë një adresimi televiziv, bëri të ditur se do të largohet nga froni.