Frashër Krasniqi pyet: Ku i mori 400 mijë euro Albin Kurti që bleu shtëpi në Norvegji

Ish deputeti i PSD-së, tash zyrtar i koalicionit parazgjedhor AAK-PSD, Frashër Krasniqi ka shtruar pyetje se si lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti bleu banesë 400 mijë euro në Norvegji, derisa sa ishin bashkë në VV që të dy ishin të varfër.

“Unë vetëm po ngris pikëpyetje se si ai e bëri tërë atë pasuri, derisa njerëzit në VV hyjnë të pasur e dalin të varfër. Kështu jam unë, tash jam më minus në bankë, e Albini me plus 400 mijë euro”, ka thënë Krasniqi në T7, transmeton Ballkani.info.

Krasniqi po ashtu e ka pyetur aderimin e ri në VV, Mefail Bajqinovci se pse i ka hequr fotografitë nga Facebook-u me kryeprokurorin Aleksandar Lumezin, të cilin Vetëvendosje e ka kritikuar dhe e ka akuzuar për probleme në gjyqësor, lidhje me presidentin Thaçi, etj.

Për këtë pyetje, Krasniqi nuk ka marrë përgjigje. /Ballkani.info/

loading…