Frashër Krasniqi me një video i kundërpërgjigjet VV’së: Këta për 1 vitë e gjysmë e shkatërruan Kosovën

Frashër Krasniqi, nga Partia Socialdemokrate (PSD), ka shpërndarë një video që ka të bëjë me qeverisjen e Kurtit.

Si kundërpërgjigje e videos së djeshme të Lëvizjes Vetëvendosje, ku kritikoheshin Thaçi, Veseli që po mbahen në Hagë dhe politikanët e tjerë për 20 vite qeverisje, Frashër Krasniqi nga PSD ka bërë një përmbledhje tjetër.

Në video shihet Kurti i hipur në xhip si dhe aty përfshihen punësimet familjare.

Gjithashtu aty përmenden edhe shpitë luksoze të ministrave dhe gjithashtu lufta me sindikata.