Së fundmi po qarkullojnë nëpër rrjete sociale disa foto të ish-banores së Big Brother, Françeska Jaçe, të cilat bien në kundërshti me imazhin e linjave trupore perfekte që shohim në llogarinë e saj personale në “Instagram”.

Françeska shihet në to duke pozuar me bikini të kuqe përpara pasqyrës, si dhe me disa kile të tepërta. Nuk dihet nëse fotot janë të vërteta apo të punuara me photoshop.

Ajo ç’ka dihet me siguri është se janë postuar fillimisht në “Instagram” nga “Vipat e Bllokut”, duke pretenduar se janë dërguar nga modelja Oriola Marashi. Nga ana e Françeskës, ende nuk ka një reagim në lidhje me këtë çështje.

loading…