Francë

Francë: Nëna dhe katër fëmijët u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre, babai në arrati

Një rast i rëndë raportohet se ka ndodhur në Francë.

Trupat e katër fëmijëve dhe nënës së tyre, janë gjetur në Meaux, 40 kilometra nga Parisi.

Me këtë rast prokuroria franceze ka nisur hetimet rreth një vrasjeje të mundshme.

Sipas prokurorit lokal, trupat u gjetën në një banesë.

Mediat atje raportojnë se policia është në kërkim të babait të fëmijëve, i cili ndodhet në arrati.

Rasti është konfirmuar nga prokurori Jean-Baprise Bladierm shkruan BBC.

Në rajonin e Parisit kohëve të fundit janë regjistruar një varg rastesh me vrasje të fëmijëve.Në fund të nëntorit, një burrë 41-vjeçar tregoi se si i kishte vrarë tri vajzat e tij, nga mosha katërvjeçar deri në 11-vjeçare, dhe u dorëzua në policia.

Policia i gjeti ato të vdekura në shtëpinë e burrit në qytezën Alfortville, në juglindje të Parisit.

Në tetor, një polic i vrau tri vajzat e tij para se ta vriste edhe veten në shtëpinë e tij në Vemars.