Franca me temperatura të verës në mes të tetorit, shkak ajri i ngrohtë nga Afrika e Veriut

Jugperëndimi i Francës aktualisht po përjeton një periudhë të jashtëzakonshme të nxehti për muajin tetor ku në disa pjesë të perëndimit temperaturat po arrijnë në 29 gradë celsius, gjë që po shkakton kënaqësi dhe shqetësim për banorët vendas.

Në fund të kësaj jave në rajon parashikohen temperatura deri në 30 gradë. Vende të tilla si Pau, Montauban dhe Auch (rreth Toulouse) dhe Biarritz pritet të jenë zonat më të nxehta këtë javë – rreth 7-10 gradë më të nxehtë se mesatarja, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv.

Në juglindje të vendit, qytete si Lyon dhe Grenoble janë planifikuar të shohin temperatura më ulta midis 25 dhe 28 gradë.

Një front jashtëzakonisht i ngrohtë që shpërthen nga Afrika veriperëndimore thuhet se është arsyeja e nxehtësisë që pritet të përfshijë Evropën Perëndimore deri në Mbretërinë e Bashkuar.