Franca e ka mirëpritur marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, derisa ka bërë thirrje që të zbatohen marrëveshjet e arritura deri tash, përfshirë edhe atë për Asociacionin.
Përmes një postimi në faqen zyrtare, Ministria për Evropë dhe Punë të Jashtme e Francës, ka thënë se sipas marrëveshjes që u arrit, Kosova dhe Serbia janë pajtuar që pa vonesë, t’i vazhdojnë bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve, duke u bazuar në propozimin e BE’së, të mbështetur nga Franca e Gjermania.
“Nëpërmjet marrëveshjes, të dyja palët u zotuan të marrin masa të menjëhershme për targat për të shmangur përshkallëzimin. Ata ranë dakord gjithashtu që të vazhdojnë pa vonesë bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve të tyre, në bazë të propozimit të bërë nga Përfaqësuesi i Lartë, me mbështetjen e Francës dhe Gjermanisë”, thuhet në komunikatë.






