Franca e fiton medaljen e bronztë në Botërorin 2019

Medalja e bronztë në botërorin e basketbollit, Kinë 2019, shkon për Francën.

Në finalen për vendin e tretë, skuadra e drejtuar nga Vincent Collet fitoi 67-59, edhe pse gjatë pjesës më të madhe të lojës kryesuan australianët,

Franca, e cila befasoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës në çerekfinale, por që u eliminua në gjysmëfinale nga Argjentina, konfirmoi rezultatin e arritur 5 vite më parë.

Patty Mills me shokë, sikurse ndaj Argjentinës, paguan rënien e rendimentit në periodën e fundit të takimit.

Deri në mesin e periodës së katërt, Australia kryesoi deri +15 pikë, por më pas gjithçka foli për Francën që jo vetëm barazoi, por e fitoi përballjen me 8 pikë më shumë.

De Colo rezultoi pikëshënuesi më i mirë (17 pikë). Vendimtar koshi 3-pikësh i realizuar nga Almicy, që mbylli ndeshjen. Në radhët e Australisë më i miri ishte Joe Ingles me 17 pikë, i ndjekur nga Mills me 15./SS/

loading…