Stephane Sejourne

Franca dënon sulmet e “paprecedentë” të Iranit ndaj Izraelit si kërcënim për stabilitetin

Ministri i Jashtëm i Francës, Stephane Sejourne ka dënuar sulmet e Iranit me dron mbi Izraelin si një “nivel të ri” në kërcënimin për sigurinë.

Sejourne përmes një postimi në rrjetin social X e ka quajtur veprim të paprecedentë sulmet e Iranit ndaj Izraelit, transmeton Ballkani.info

“Franca dënon me vendosmërinë më të madhe sulmin e nisur nga Irani kundër Izraelit. Duke vendosur për të ndërmarrë këtë veprim të paprecedentë, Irani ka arritur një nivel të ri destabilizimi dhe po rrezikon një përshkallëzim ushtarak”, ka shkruar ai.

Po ashtu ministri francez ka përsëritur angazhimin e Francës për sigurinë e Izraelit./Ballkani.info/

LEXO EDHE: