FOTO+VIDEO/ E harron Jasminën, Andi e vazhdon njohjen me Diona Fona

Andi Artani është një nga djemtë më të përfolur në “Për’puthen”.

Njohja e tij me Jasminën, debatet e herëpashershme mes tyre dhe postimet në rrjete sociale tërheqin gjithmonë vëmendjen.

Rinesé🦋 (@rinesasylejmani) | Twitter

Ndërkohë që marrëdhënia e tij me Jasminën është në diskutim e sipër, Andi është fotografuar në shoqërinë e Diona Fona.

Ballkani.info ka sigurar foto dhe video të djalit nga Kosova, në të cilën shihet i ulur në kafe së bashku me këngëtaren Diona Fona dhe disa persona tjerë.

Presim që të ketë një reagim nga Andi së shpejti, duke qenë se në program ka pasur shpesh situata që ka vënë në pikëpyetje vërtetësinë e tij.

Kujtojmë se së fundmi Andi Artani është shfaqur si protagonist në klipin e ri të këngëtares Diona Fona.

Projekti i saj quhet “Sheqer” dhe pas publikimit të tij ka pasur përplasje të vazhdueshme mes Andit dhe Jasminës, sepse kjo e fundit ka shfaqur shenja xhelozie për afrimitetin e konkurrentit të “Për’puthen” me këngëtaren. /Ballkani.info/