Fotot me Robertin që Nora Istrefi nuk pati “zemër” t’i fshijë

Nora dhe Roberti i kanë dhënë fund përfundimisht martesës.

Çifti i famshëm janë bërë temë diskutimi gjatë kësaj jave, pasi më në fund konfirmuan ndarjen e tyre, për të cilën po përflitet tash e sa kohë.

Derisa Roberti e postoi, e më pas e fshiu, foton me Norën me anë të të cilën ka konfirmuar ndarjen, Nora ende nuk ka bërë asnjë reagim në rrjetet sociale.

Megjithatë, në Instagramin e të dyve shihen shumë ende postimet që kanë mbetur nga e kaluara, megjithëse janë të paktë në numër.

Është Nora ajo e cila ka hequr thuajse të gjitha fotot me Robertin nga profili i saj, ndërsa tre prej tyre këngëtarja ka vendosur t’i mbajë, edhe pas ndarjes.

E të treja këto foto janë me vajzën e tyre, Renee-në në festat e ditëlindjeve.

Duket se Nora dhe Roberti me të vërtetë do të bëjnë gjithçka për të qenë sa më të afërt për vajzën e tyre, pas ndarjes.