Fotoreporteri Kryeziu tregon si u bë dokumentues i krimeve të luftës së Kosovës

Fotoreporteri Visar Kryeziu ka rrëfyer në “Jeta” të KTV-së se si kur ishte vetëm 21-vjeçar u bë dëshmitar dhe dokumentues i krimeve të regjimit të Millosheviqit ndaj popullatës shqiptare në Kosovë.

Në rrëfimin e tij të veçantë, Kryeziu ka kujtuar se si në vitin 1997 një konkurs për fotograf i “Kohës Ditore” ia kishte ndryshuar jetën. Ka treguar se në atë kohë, si student, as që ia kishte marrë mendja se do të shkrepte momentet më të rëndësishme për popullin shqiptar.

Kryeziu që profesionin e vazhdon në “Associated Press” me aparatin e tij ka rrezikuar edhe jetën duke qenë pjesë e zonave të ndryshme të luftës.

Detajet nga rrëfimi i Kryeziut mund t’i kuptoni përmes videos së mëposhtme: