Në katedralen ‘Nënë Tereza’ është mbajtur një pritje shtetërore e organizuar nga presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.
Në këtë pritje kishte të ftuar shumë fytyra publike si deputetë, ambasadorë e humanistë, transmeton Indeksonline.
Të pranishëm ishin edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeparlamentarja, Vjosa Osmani.
Pas fjalimit që pati, presidenti i vendit shkoi dhe iu foli dy rivalëve të tij politikë.
Kryeministri Kurti ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Rita Knudsen Augestad.
Në pritjen e organizuar nga presidenti në 12 vjetorin e pavarësisë të pranishëm ishin edhe udhëheqësit e rinj të institucioneve të cilët u përshëndetën nga Thaçi.
Me gjithë raportet e ftohta në mes tyre, në fund u pa se Thaçi shtrëngoi duart me Kurtin dhe bashkëshorten e tij si dhe kryeparlamentaren Vjosa Osmani.

Kjo e fundit me marrjen e detyrës i ndërroi vendin në zyrën e saj në Kuvend, fotografisë së presidentit Thaçi, duke hapur debat. /Ballkani.info/








