Vendosi për hap të guximshëm.
Shajma Ismaa’eel është bërë hit viral pasi që është fotografuar me shami para protestuesve kundër islamit.
Terapeutja e re e cila punon me fëmijët që kanë autizëm ishte nisur drejt “Islamic Circle of North America”, kurse aty hasi në demonstuesit që mbanin parulla kundër islamit, shkruan Ballkani.info.
“Islami është religjion i gjakut dhe vrasjes”, “Jezusi është djali i vetëm i Zotit”, shkruante në ato parull.
On April 21st I smiled in the face of bigotry and walked away feeling the greatest form of accomplishment. pic.twitter.com/Dbrtk7MDAw
— شيماء (@ShaymaaDarling) April 23, 2019
Shajma vendosi që të fotografohej para demonstuesve duke buzëqeshur, kurse më vonë mediat amerikane zbuluan se kjo i ka nervozuar demonstruesit të cilët kanë filluar të shajnë dhe t’i japin komente fyese.
Vetëm në Tëitter, postimi i saj i ka marrë më shumë se 150 mijë like dhe shumë komente. /Ballkani.info/







