Fotografia e fundit, i mbijetuari i vetëm dhe gjyshi para përplasjes fatale me teleferik

I mbijetuari i vetëm i aksidentit tragjik me teleferik në Itali, u fotografua duke shijuar pamjet mahnitëse me gjyshin e tij Yitzhak, vetëm disa momente para përplasjes. Fotoja u shkrep nga prindërit e Eitan dhe iu dërgua anëtarëve të familjes në WhatsApp.

Kabina ra në një lartësi prej 20 metrash në malin Mottarone afër liqenit Maggiore në veri të Italisë. Aksidenti përfundoi me 14 viktima, përfshirë pesë anëtarë të familjes së 5-vjeçarit.

Vogëlushi Eitan Biran, humbi prindërit Amit dhe Tal, vëllain dy vjeçar Tom dhe gjyshërit e tij. Ai ndodhet në një spital në Torino dhe ka nisur rikuperimin pasi përfundoi në koma nga dëmtimet në kokë.

Halla e Eitanit punon si mjeke në Itali dhe po përgatitet t’i japë lajmin tragjik për humbjen e familjes kur vogëlushi të zgjohet plotësisht nga koma.