Fotografia e foshnjës afgane ia kthen kujtimet familjes kosovare që përjetoi të njëjtën (VIDEO)

Pamjet e një foshnje afgane, e cila lëshohet më duart e një ushtari amerikan nga babai i saj për t’i shpëtuar luftës, po bëjnë xhiron e botës.

Një imazh gati identik ishte bëre goxha i famshëm edhe gjatë luftës në Kosovë, 22 vjet më parë, njofton Klan Kosova.

Refugjatët kosovarë në Kukës ishin bërë dëshmitarë të ndarjes së familjes Shala, që për ta parë të voglin e tyre, Agimin, iu desh ta bartnin mbi telat me gjemba.

Nënës së Agimit që atëkohë ishte foshnje disa muajshe, shkrepja e së premtes në Afganistan i riktheu kujtimet për kohën që kaloi si refugjate në një kamp në Shqipëri.

Igballe Shala tha se për të dhe familjen e saj u kujdesen shumë andaj mirësjellje të tillë duhet të tregojnë edhe kosovarët karshi afganëve që pritet të strehohen në Kosovë ditëve në vijim.

https://www.youtube.com/watch?v=gykY0umlueE