Fotografia e Adem Jasharit vendoset në “Times Square”, ndër sheshet më të famshme në botë

Profesori Blerim Latifi ka shpërndarë një fotografi të komandantit Adem Jashari, që duket të jetë vendosur në dritat e “Times Square” në New York.

Latifi ka thënë se fotografia e Adem Jasharit është vendosur në dritat e sheshit më të famshëm në botë.

“E bukur kjo: Adem Jashari në dritat e Times Square, sheshit më të famshëm në botë”, ka shkruar ai.

Fotografia, sipas asaj që shihet në përshkrim, është vendosur në 15 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

“Faleminderit Amerikë për përkrahjen tuaj”, shkruan poshtë fotografisë.