Fotografi të tmerrshme: Dëshmi për krimet e rënda që serbët kanë kryer në Kosovë

Në luftën e fundit për çlirimin e vendit, 1998/99 janë vrarë mbi 13,500 persona, fëmijë, gra e pleq, ndërkaq në qytetet e fshatrat e Kosovës janë kryer diku rreth 400 masakra nga forcat ushtarake, policore e paramilitare serbe. Por, edhe pse kanë kaluar dy dekada nga përfundimi i luftës dhe në kohën kur është paralajmëruar padi për Serbinë për krimet e bëra në Kosovë, shteti ende nuk ka një databazë ku saktësohet numri i viktimave dhe masakrave nga regjimi i atëhershëm i Serbisë dhe dokumentohen saktë krimet që kanë ndodhur gjatë vitit 1998/99.

Telegrafi ka bërë një përmbledhje të të vrarëve, dëshmorëve dhe të zhdukurve në komunat e Kosovës gjatë luftës. Statistikat e dhëna janë nga Libri 1 dhe 2 i profesor Jusuf Osmani “Krimet e Serbisë në Kosovë” të botuar nga Agjencia shtetërore e Arkivave të Kosovës.

Nga këto të dhëna, më të prekurat nga lufta janë komuna e Skenderajt dhe e Gjakovës.

Në komunën e Skenderajt nga janari i vitit 1998 deri më 12 qershor 1999 janë vrarë 954 banorë, 217 dëshmorë, 140 të pagjetur, në total 1,311. Në komunën e Gjakovës nga janari i vitit 1998 deri më 12 qershor 1999 janë vrarë 870 banorë, ndërsa dëshmorë kanë rënë 220, të pagjetur, 107. Në total  1,197.

Prej përfundimit të luftës e deri më sot, në Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe Komisionin Qeveritar të Kosovës për Persona të Zhdukur, sipas kërkesave të familjarëve, janë evidentuar 6.057 raste të personave të zhdukur, si pasojë e luftës në Kosovë.

Fati i shumicës prej tyre tashmë është zbardhur, por për 1.647 persona ende nuk dihet asgjë. Qytetarët e Kosovës gjatë luftës janë përballur edhe me dhunë seksuale, ku numri i viktimave llogaritet të jetë rreth 20 mijë vetë. Në mesin e tyre ka gra, burra dhe të mitura. Statistikat e dhëna janë nga Libri 1 dhe 2 i profesor Jusuf Osmani “Krimet e Serbisë në Kosovë” të botuar nga Agjencia shtetërore e Arkivave të Kosovës.ImageImageImageImageImageImageImageImage

Të dhënat e numrit të të vrarëve, dëshmorëve dhe të zhdukurve gjatë luftës 1998/99 në komunat e Kosovës:

Deçan: Në bazë të të dhënave të grumbulluara në territorin e Deçanit nga 1 janar 1998 deri më 12 qershor 1999 janë vrarë 169 banorë civile (128 meshkuj dhe 41 femra), 247 dëshmorë dhe ndërsa 89 janë konsideruar të pagjetur. Në total janë 505.

Komuna e Dragashit: Nga janari i vitit 1998 deri më 12 qershor 1999 janë vrarë 11 banorë civilë, ndërsa dëshmorë kanë rënë 7 persona. Në total 18.

Komuna e Drenasit: Nga janari 1998 deri më 12 qershor 1999 janë  vrarë 707 banorë, kanë rënë 199 dëshmorë, të pagjetur 69. Në total 975

Ferizaj: Nga janari 1998 deri 12 qershor 1999 janë vrarë 115 banorë civil, në altarin e lirisë kanë rënë 49, ndërsa të pagjetur 9. Në total 173

Fushë Kosovë: Nga janar 1998 deri më 12 qershor 1999, javë vrarë 128 banorë civilë, dëshmorë kanë rënë 4 persona, ndërsa të pagjetur 23 banorë. Në total 155

Komuna e Gjakovës: Nga janari i vitit 1998 deri më 12 qershor 1999 janë vrarë 870 banorë, ndërsa dëshmorë kanë rënë 220. Komuna e Gjakovës ka edhe numrin më të madh të të pagjeturve, 107. Në total 1197

Komuna e Gjilanit: Nga janari i vitit 1998 deri më 12 qershor 1999 janë vrarë 87 banorë civil, dëshmorë kanë rënë 44 luftëtarë, ndërsa të pagjetur 7. Në total 138

Komuna e Istogut: Nga janari 1998 deri më 12 qershor 1999 janë vrarë 160 banorë civilë, dëshmorë 64, të pagjetur 30 banorë. Në total 254

Kaçanik: Nga janari i vitit 1998 deri më 12 qershor 1999 janë vrarë 136 banorë, 99 dëshmorë dhe të zhdukur 9. Në total 244

Kamenicë: Nga janari i vitit 1998 deri më 12 qershor 1999 të vrarë 13 civilë, 15 dëshmorë, 2 të zhdukur. Në total 30

Komuna e Klinës: Nga janari i vitit 1998 deri më 12 qershor 1999, 252 banorë të vrarë, dëshmorë 100, të zhdukur 95 banorë. Në total 447

Leposaviq: Në tri fshatrat shqiptare janë vrarë 9 banorë shqiptarë, tre dëshmorë. Në total 12

Komuna e Lipjanit: Nga janari i vitit 1998 deri më 12 qershor 1999 janë vrarë 143 civilë, 21 dëshmorë dhe 7 të pagjetur. Në total 171

Komuna e Malishevës: Nga janari 1998 deri më 12 qershor 1999, të vrarë 308 banorë civilë, 70 dëshmorë dhe 36 të pagjetur. Në total 414

Komuna e Mitrovicës: Nga janari i vitit 1998 deri më 12 qershor 1999 janë vrarë 428 banorë civilë, 66 dëshmorë, të pagjetur 100 banorë. Në total 594

Komuna e Novobërdës: Nga janari i vitit 1998 deri më 12 qershor 1999 të vrarë dy banorë dhe dy dëshmorë.

Komuna e Obiliqit: Nga janari i vitit 1998 deri më 12 qershor 1999 të vrarë 69 banorë civilë shqiptarë, dëshmorë 14 dhe të zhdukur 16. Në total 99

Komuna e Pejës: Nga janari i vitit 1998 deri më 12 qershor 1999 të vrarë janë 465 civilë të vrarë, 180 dëshmorë dhe 94 të pagjetur. Në total 739

Komuna e Podujevës: Nga janari i vitit 1998 deri më 12 qershor 1999 janë vrarë 418 civilë, 105 dëshmorë dhe të pagjetur 49. Në total 572

Komuna e Prishtinës: Nga janari i vitit 1998 deri më 12 qershor 1999 të vrarë 334 banorë, 49 dëshmorë, të pagjetur 62. Në total 445

Komuna e Prizrenit: Nga janari i vitit 1998 deri më 12 qershor 1999 të vrarë 325 banorë, 143 dëshmorë dhe 125 banorë të pagjetur. Në total 593

Komuna e Rahovecit: Nga janari i vitit 1998 deri më 12 qershor 1999 të vrarë 670 banorë, 109 dëshmorë, 108 të pagjetur. Në total 887

Komuna e Skenderajt: Nga janari i vitit 1998 deri më 12 qershor 1999 të vrarë 954 banorë, 217 dëshmorë, 140 të pagjetur. Në total 1311

Komuna e Suharekës: Nga janari i vitit 1998 deri më 12 qershor 1999 të vrarë 379 banorë, dëshmorë 86,  të pagjetur 113 persona. Në total 579

Komuna e Shtërpcës: 16 banorë të vrarë, 4 dëshmorë dhe 1 i pagjetur. Në total 21

Komuna e Shtimes: Nga janari i vitit 1998 deri më 12 qershor 1999 janë vrarë 111 banorë, 45 dëshmorë dhe 6 të pagjetur. Në total 162

Komuna e Vitisë: Nga janari i vitit 1998 deri më 12 qershor 1999 janë vrarë 33 banorë, 25 dëshmorë, 1 i zhdukur. Në total 59

Komuna e Vushtrrisë: Nga janari i vitit 1998 deri më 12 qershor 1999 janë vrarë 455 banorë, 68 dëshmorë dhe të pagjetur 42. Në total 565

Komuna e Zubin Potokut: 8 banorë shqiptarë të vrarë, 5 të zhdukur. Në total 13.  Forcat serbe kanë shkatërruar të gjitha shtëpitë e 208 familjeve shqiptare në fshatin e vetëm shqiptarë Çabër.

Komuna e Zveçanit: 12 shqiptarë të vrarë, 7 të zhdukur. Në total 19

Ndërkaq, në luftën e Kosovës për çlirim dëshmorë kanë rënë edhe 69 shtetas të Shqipërisë, një femër dhe 68 meshkuj