Fotografi që dokumentoi luftën e Kosovës: Momenti më i vështirë, varrimi i Jasharajve

Hazit Reka, fotografi që dokumentoi luftën e Kosovës, tregoi se prej 40 vitesh ka bërë shkrepje duke kapur momente të vështira të popullsisë së Kosovës.

Gjatë rrëfimit të tij, ai u shpreh se varrimi i anëtarëve të familjes Jashari ka qenë një moment tepër i vështirë në punën e tij.

Reka tha më tej se gjatë momenteve që po fotografonte masakrën e Reçakut, erdhën që ta arrestonin, por mundi të shpëtonte.

Për gjithë kontributin e tij, në qytetin e lindjes, Ferizajt, Reka i kanë realizuar një murale, ku shfaqet portreti i tij me një aparat në ngjyrë floriri.

“Kur e pashë fotografinë time në murale, m’u duk shumë interesante, se kanë menduar edhe për mua që të më bëjnë një shkrepje”, u shpreh fotografi, shkruan Euronewsal.

Ky mural shërben si falënderim i drejtpërdrejtë për kontributin e dhënë nga zoti Reka, si dhe shtysë ndaj të gjithë të rinjve për t’i shërbyer vendit. Murali është realizuar nga një artist amerikan.