Përleshja

Fotografi nga Istogu ku një grabitës i bankës u vra nga policia

Një person ka mbetur i vdekur nga një përleshje me armë zjarri me policinë, pasi që ky i fundit dyshohet se po tentonte të grabiste një bankë në Istog.

Nga fotografitë që ka siguruar Ballkani.info një person shihet i shtrirë pa shenja jete, në mes të rrugës.

I plagosur rëndë ka mbetur një polic i Kosovës me inicialet I.D, pasi që kanë qëlluar drejt të dyshuarit.

Policia e Kosovës ende nuk e kanë konfirmuar rastin.