Fadil Vokrri është njeriu kryesor në përparimin e futbollit kosovar.

Ai udhëhoqi Federatën e Futbollit të Kosovës drejt pranimit në Uefa dhe Fifa, dhe krejt kjo falë sukseseve individuale në të kaluarën, shkruan Ballkani.info.

Pas ndarjes nga jeta, emrin e tij e mori impianti ku luan Kombëtarja e Kosovës.

Getty Images kanë shpërndarë një fotografi të krenarisë kosovare nga koha e artë e tij tek klubi turk, Fenerbahçe.

/Ballkani.info/