Edi Rama

”Fotoalbumi i javës”, Rama shpërndan foto nga samiti në Tiranë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka shpërndarë një album me fotografi të zhvillimeve dhe aktiviteteve që i ka bërë gjatë kësaj jave.

Në mesin e fotografive ishin ato nga Samiti i Ballkanit Perëndimor me BE mbi Planin e Ri të Rritjes, si dhe vizita e komisionerit për Zgjerim të BE-së, Oliver Verhelyi.

”Fotoalbumi i javës”, ishte mbishkrimi i këtij postimi të Ramës në rrjetin social Facebook.