Ka nisur protesta e e punëtorëve të sigurimit fizik të KEK-ut.

Kjo protestë është duke u mbajtur kundër vazhdimit të tenderimit “të paligjshëm” të këtij Departamenti, pagat e ulëta dhe kushtet e rënda për punonjësit e sigurimit fizik në KEK.

Protestuesit janë nisur nga sheshi “Zahir Pajaziti” drejt zyrave të KEK-ut.

Kujtojmë se punëtorët e sigurimit fizik në KEK, kishin protestuar edhe para disa muajve para objektit të kësaj kompanie dhe të Qeverisë së Kosovës.

Ata kishin kërkuar kthimin si punëtorë të KEK-ut dhe jo të tenderohen vazhdimisht siç thanë jashtëligjshëm në sektorin privat. Si shenjë pakënaqësie ata kishin hedhur edhe vezë para zyrave të KEK-ut në kryeqytet.

Më poshtë Ballkani.info ju sjell pamje live nga protesta.