Pamje

FOTO/VIDEO| Kosovarët pushtojnë Selanikun, pritje e kolona marramendëse në kufirin Greqi-Maqedoni e Veriut

Pasditen e së dielës janë shënuar pritje e kolona të gjata në hyrje të pikë kalimit kufitar Greqi-Maqedoni e Veriut, përkatësisht në vendkalimin kufitar Bogorodicë-Evzoni-Gjevgjeli.

Për të hyrë në Gjevgjeli nga Bogorodicë-Evzoni, pasditen e së dielës qytetarët kanë pritur mbi 3 orë, raporton Ballkani.info.

Pritjet e kolonat në këtë vendkalim kufitar janë rritur nga 1 janari i këtij vitin pas liberalizimit të vizave për kosovarët.

Qindra mijëra kosovarë çdo fund javë e festa, mbushin Selanikun.

@ballkani.info Kosovarët pushtojnë Selanikun/ Pritje e kolona marramendëse në kufirin Greqi-Maqedoni e Veriut #kosovo #viral #selanik #greqi #tiktok ♬ original sound – Ballkani.info