FOTO/ U arrestua së bashku me Drejtorin e Këshillit Prokurorial, asistentja pranonte dhurata nga 500 euro për ditëlindje

Para disa ditësh është arrestuar Drejtori i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Lavdim Krasniqi, me asistenten e tij Marigona Berisha, ku të parit i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh ndërsa të dytës masa e arrestit shtëpiak.

Marigona Berisha, asistente e Krasniqit, pranonte dhurata marramendëse për ditëlindje të cilat i bënte publike në rrjetet sociale, ku në mesin e dhuratave ajo ka shfaqur se ka pranuar edhe valuta në vlerë prej 500 euro që shihen në foton e publikuar nga vet ajo.

Krasniqi po ashtu përveç dyshimeve për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar ka pranuar edhe një veturë në vlerë 20 mijë euro, e prodhuar në vitin 2019, nga një person me të kaluar kriminale në mënyrë që të ia mbyll një lëndë në prokurori.

Dyshimet sipas burimeve të afërta me hetimin janë që më pas kjo veturë e pranuar nga Krasniqi ka kaluar në pronësi të asistentja e tij, Marigona Berisha e cila po ashtu është e ndaluar për 48 orë.

Krasniqi dyshohet për veprat penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ushtrimi i ndikimit”, dhe “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”, ndërsa, Berisha dyshohet për veprën penale “Moslajmërimi i përgatitjes së veprave penale”.

Avokatët e Krasniqit dhe Berishës janë ankuar në Gjykatën e Apelit për ndërprerjen e masës së paraburgimit, respektivisht arrestit shtëpiak. /Veriu.info/