Gjoba

FOTO| Tejkalon shpejtësinë e lejuar, 22-vjeçari gjobitet me 300 euro

Policia e stacionit në Ferizaj njofton se sot rreth orës 17:40 në rrugën “Rexhep Bislimi” të këtij qyteti ka ndaluar shoferin 22-vjeçar me inicialet H.S., i cili ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 40 km/h ka zhvilluar shpejtësi 78 km/h.

Bëhet e ditur se ndaj tij, policia i shqiptoi një gjobë për kundërvajtje, 300 euro, 3 pikë negative dhe 6 muaj masë mbrojtëse heqje e patentë shoferit.

gjoba