FOTO| Rriten sërish çmimet e naftës në Kosovë, flet kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve

Çmimi i derivateve ka shënuar sërish rritje sot në Kosovë.

Demokracia.com ka siguruar fotografi të një pompe të derivateve në vend, ku shihet se çmimi i naftës ka arritur në 1.73 cent.

Në krahasim me ditët e kaluara ku një litër naftë ka kushtuar 1.69 cent, shihet se të premten ka pasur rritje prej 4 cent.

Kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës Fadil Berjani, për Demokracia.com ka treguar se si janë përafërsisht çmimet në treg.

“Çmimet sillen përafërsisht, dizelli 1.68 cent dhe benzina 1.70 cent”, tha Berjani.

Ai tha se në berzën ndërkombëtare ka lëvizje të mëdha të çmimeve.

“Ka një rritje të lehtë të çmimeve. Ndërsa gjatë ditëve në vijim nuk mund të themi se do të ketë rritje apo jo të çmimeve, pasi që ka lëvizje te mëdha në berzën ndërkombëtare”, tha ai tutje për Demokracia.com.

Kujtojmë se që nga fillimi i vitit qytetarët janë duke u përballur me rritje të çmimeve të produkteve ushqimore.

Qytetarët u përballën edhe me rritje të çmimit të energjisë elektrike.