Një rast i rëndë shqetësues ka ndodhur në Han të Elezit, ku, dhjetëra qytetarë atje janë helmuar nga ushqimi, pasi mendohet se kanë ngrenë në një fast-food.
Lidhur me këtë rast, Ballkani.info, ka siguruar foto nga ku shihet se inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, kanë shkuar në lokalin ku mendohet se janë helmuar qytetarët.
Ballkani.info po ashtu mëson se inspektorët e AUV’it kanë marrë mostrat e secilit produkt aty, të cilat pritet të analizohen, dhe në bazë të të cilave, pritet të merren veprimet e nevojshme.












