Drejtues i Sindikatës së Algoritmeve të Pavarura, Valon Badivuku ka bërë një “rregullim” webfaqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Në webfaqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës shkruan se ky web është krijuar nga Kabineti i Gërvallës.

Valon Badivuku në vend të “E krijuar nga Kabineti Gërvalla” ka shkruar “E krijuar me taksat e qytetarëve të Kosovës”.

“Qe e rregullova për ju Donika Gërvalla”, ka shkruar Badivuku në rrjetin social “Twitter”.

Qe e regullova për ju @gervallaschwarz pic.twitter.com/bkGaT1Fu7q

— Valon (@ValonBadivuku) April 9, 2022