Video

FOTO| Qytetarët nervozohen me Kurtin, pasi tha se “Besarta Jashari është vajza e Adem Jasharit”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në 24 vjetorin e Epopesë së UÇK-së dha një fjalim para deputetëve, ku nuk kaloi po u vërejtur gabimi i tij, të cilin nuk e përmirësoi në tri raste.

Kurti u dëgjua duke thënë se Besarta Jashari, e mbijetuara e vetme e sulmit ndaj familjes Jashari, është e bija e komandantit legjendar Adem Jashari, raporton Demokracia.com.

“E vetmja e mbijetuar e kësaj masakre, që ka arritur ta tregoi ngjarjen ashtu siç e ka parë me sytë e saj, është vajza e kryekomandantit Adem Jashari, Besarta Jashari”, dëgjohet duke thënë Kurti, raporton Demokracia.com.

Të njëjtin fjalim që e tha në Kuvendin e Kosovës, Kurti e ka publikuar edhe në llogarinë e tij në Facebook pa përmirësime. Deklarata me gabime është publikuar edhe në faqen zyrtare të Qeverisë së Kosovës.
Kjo është vërejtur edhe nga qytetarët, të cilët i kanë reaguar Kurtit në rrjete sociale duke i thënë se nuk duhet të ketë mungesë informacionesh dhe të bëjë gabime të tilla, sidomos për ngjarje historike.

Disa përdorues të rrjetit social Facebook, i kanë bërë thirrje Kurtit që ta përmirësojë gabimin, por ai nuk e ka bërë një gjë të tillë dhe deklarata ende figuron me gabime.

Besarta Jashari është e mbijetuara e vetme nga sulmi serb mbi familjen Jashari në mëngjesin më 5. 6 dhe 7 mars, por ajo është e bija e Hamëz Jasharit, e cila në kohën e luftës ka qenë vetëm 10 vjeçare.

Disa ditë pas sulmit, ajo u bashkua me vëllain e saj, Bekim Jasharin, i cili atë kohë ndodhej në Gjermani./