Dje diplomoi gjenerata e re e kadetëve të Policisë së Kosovës.

Diplomimin e tij ka zgjedhur të shënojë në një mënyrë të veçantë polici i ri nga Drenasi, Arianit Ramadani.

Pas diplomimit, ai vizitoi kompleksin memorial të familjes Jashari në Prekaz, ku në 57 varre është gravuar historia e dhimbshme dhe e lavdishme e popullit dhe shtetit tonë.

Kjo vizitë përçon mesazhin se zyrtari i ri do ushtrojë detyrën e tij me sakrificën dhe luftën tonë për pavarësi e shtetndërtim në mendjen e tij.