Policia e Kosovës që nga ora 11:00 të enjten ka qëndruar para Kuvendit të Kosovës, për ta mbajtur situatën nën kontroll pas protestës së veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Nga ora 12:00 deri në 13:00 edhe veteranët u shpërndanë, për t’u rikthyer më pas kështu në vazhdimin e protestës, raporton Demokracia.com.
Këtë kohë, policët e Kosovës e kanë shfrytëzuar që të ushqehen afër hapësirës së Kuvendit të Kosovës.
Demokracia.com ka siguruar pamje ku shihet se policët kanë larguar mburojat nga uniforma e tyre dhe janë ulur për t’u ushqyer.

Ndërkohë, veteranët kanë paralajmëruar se sot do të protestojnë gjatë gjithë ditësh dhe shumë shpejt pritet të rikthehen sërish.
Protestuesit më herët krijuan një kordon para Njësisë Speciale, derisa ia dolën të depërtojnë edhe në objektin e Kuvendit të Kosovës.
Deri më tani nuk dihet numri i saktë i protestuesve, por shihet se mijëra persona kanë dalë që të marrin pjesë në këtë protestë.







