Pamje

FOTO| Pamje nga shpërthimi në Prishtinë, ku cak i sulmit ishte këngëtari Noga

Një shpërthim ka ndodhur sot në rrugën “Zekirja Cana” në Prishtinë, me ç’rast janë dëmtuar gjashtë vetura.

Nga Policia e Kosovës kanë thënë se nga informacionet e para dyshojnë e bëhet fjalë për granatë dore. Si pasojë e shpërthimit nga fragmentet e mjetit shpërthyes gjashtë vetura janë dëmtuar, derisa nuk raportohet për pasoja në njerëz.

Rruga është bllokuar për lëvizje ndërkaq njësia për menaxhimin e mjeteve shpërthyese ka bërë pastrimin e terrenit.