FOTO/Njihuni me çiftin më të veçantë në botë: Burri është shtatzënë 8-muajsh

Danna Sultana, e cila ka lindur mashkull dhe identifikohet femër, është në pritje të një fëmije me Esteban Landrau, i cili ka lindur femër, por e identifikon veten mashkull.

Modelja transgjinore nga Kolumbia publikoi në Instagram disa foto ku shfaqej duke i puthur barkun bashkëshortit shtatzënë dhe shkroi: “Dashuria është dashuri”.

Esteban Landrau është në muajin e 8 të shtatzënisë dhe çifti janë përgatitur për ardhjen në jetë të djalit të tyre. Ata kanë vendosur ta quajnë fëmijën Ariel.

Danna Sultana u bë e famshme në Kolumbi nga pjesëmarrja në show-n “Colombia Has Talent”.

Mediat lokale raportojnë se çifti po bëhen me fëmijë natyrshëm, pasi që të dy kanë organet e tyre natyrore.