FOTO/ Në këmishën e shoferit që shkaktoi aksidentin, kishte ende pika gjaku

Dukagjin Lyta u mbrojt në heshtje para zëvendësprokurorit të Qarkut, duke mos u përgjigjur në asnjë pyetje. Pas kësaj, ai u urdhërua të paraqitet nesër para Gjykatës në Slavonski Brod nesër në ora 9 të mëngjesit, ku do të vendosen masat e ardhshme për mbajtje apo mbrojtje në liri.

Sipas kodit penal kroat, shoferi mund të dënohet deri në 15 vite burgim në qoftë se shpallet fajtor për “vozitje të pakujdesëshme dhe shkaktim aksidenti në trafik”.

Detaj interesant është edhe këmisha të cilën e mbante shoferi. Në të vëreheshin edhe njollat e gjakut, që dyshohet se janë nga aksidenti që mori jetë.

ImageImageImage