FOTO/ Lista Serbe nuk qëndron me Ukrainën, shikojeni veprimin e tyre në Kuvend

Deputetët e Listës Serbe nuk kanë pranuar t’i mbajnë pankartat në mbështetje të Ukrainës, të cilat u shpërndanë në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Ata kanë kthyer përmbys pankartat, duke refuzuar që t’i shfaqin pankartat në të cilat ishte flamuri i Kosovës dhe i Ukrainës.

Ndërkohë seanca ku po pritet të votohet edhe rezoluta që kundërshton agresionin rus dhe përkrah Ukrainën dhe popullin e saj, ende po vazhdon.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot kanë filluar seancën plenare duke mbajtur një minutë heshtje për viktimat në Ukrainë.

E Lista Serbe njësoj si edhe drejtuesit e shtetit serb dolën sot kundër Ukrainës dhe asaj çfarë po ndodhë atje si pasojë e agresionit rus.

Në Kuvendin e Kosovës sot pritet të votohet rezoluta  që kundërshton agresionin rus dhe përkrah Ukrainën dhe popullin e saj, ka deklaruar që Qeveria e Kosovës duhet t’i hap dyert e saj për refugjatët ukrainas.