Minisitri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Fatmir Matoshi e ka vazhduar sot raportimin në Komisionin Parlamentar për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor, në të cilin ka vazhduar shqyrtimi i Raportit Vjetor për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2017.

Në këtë raportim Ministri Matoshi përveq këshilltarëve vendas dhe zyrtarëve të lartë të MMPH-së është shoqëruar edhe nga këshilltari i jashtëm Pierre Kohler, të cilin Matoshi e ka emëruar në këtë pozitë para rreth një muaji. /Ballkani.info/