FOTO | Ky është shqiptari që u vra me thikë në Londër, prej vitesh jetonte në Angli

Personi që po shikoni në foto është Lumturi Zeqiraj, 27-vjeçari shqiptar që u vra me thikë një natë më parë në Londër.

Ai kishte disa vite që jetonte në Angli, por një natë më parë u konfliktua me një tjetër person. Ngjarja e rëndë ndodhi në Londër pranë stacionit të metrosë.

Sherri agravoi në përdorimin e thikave dhe si pasojë e plagëve të marra, shqiptari ndërroi jetë. Personi tjetër që u konfliktua me Zeqirajn ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital, por identiteti i tij nuk është bërë ende i ditur.

Ai nuk është vënë as në pranga, pasi pritet që fillimisht të merret në pyetje për të kuptuar se çfarë ka ndodhur mes tij dhe shqiptarit. /Dosja.al