Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndaluar një person pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurorim publik”.
Prokuroria ka njoftuar se personi në fjalë dyshohet se përmes dokumenteve të falsifikuara ka fituar tre tender në vlerë rreth 1 milion e 900 mijë.
I njëjti është pronar i një kompanie në Gjilan, shkruan FrontOnline.
Bëhet fjalë për Ismet Hazirin, pronar i kompanisë “Globi M.I.”, në Gjilan.
Në Agjencinë e regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK), bëhet e ditur se Haziri është vet pronar dhe aksionar i kësaj kompanie.
Sipas, ARBK-Së, i njëjti në këtë kompani ka të punësuar katër punëtorë.
Ndërsa, aktivitetet e tij primarë në këtë kompani janë prodhimi i produkteve prej betonit për qëllime ndërtimi, kurse sekondarë prodhimi i betonit të përzier, i gatshëm për përdorim.

Kompania e tij merret edhe me aktivitete të tjera.
Sipas Prokurorisë, me këto veprime i lartcekuri dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurorim publik”, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, për të cilën gjendet nën masën e ndalimit, si dhe ndaj të njëjtit Prokuroria Themelore në Gjilan, do të vazhdojë me procedurat e mëtejme hetimore.








