vrasje

FOTO/ Ja çfarë shkruajnë mediat greke pas vrasjes së 35 vjeçarit Kaçifa

Incidenti i ndodhur gjatë ditës së sotme në fshatin Bularat, ku Kostandinos Kaçifa hapi zjarr ndaj policisë, padyshim ka shtuar tensionet mes dy vendeve. Autoritetet përkatëse kanë zgjedhur të heshtin, duke u matur mirë në deklaratat që do të mbajnë,  teksa qëndrimi i medias është mjaft i qartë.

Por çfarë shkruajnë mediat greke për këtë incident?

“Episod i rëndë me një ushtar grek në Gjirokastër: Ngriti flamurin grek, kapet nga policia dhe qëllohet”, është ky titulli i Protothema.

Po këtij versioni i qëndron edhe “Skai”, duke u shprehur se “është ende e paqartë nëse ai ka qëlluar drejt policisë ose në ajër, ndonëse mediat shqiptare pretendojnë se ka qëlluar kundër forcave RENEA”.

“Mononews.gr” shkruan se policia shqiptare ka hequr flamurin e vendosur nga ushtari grek dhe ai i është përgjigjur duke qëlluar me armë.