Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mbrëmje në juglindje të vendit. Një i ri raportohet se ka humbur jetën në fshatin Kutal të Përmetit.

I riu mësohet se ka qenë duke udhëtuar me biçikletë mbi pasarelën që lidh fshatin Kutal, kur ka rënë nga një lartësi prej 10 metrash.

Endrit Baçi, 30 vjeç, raportohet se ka humbur menjëherë jetën.

Trupi i tij është gjetur 1 orë më parë i pajetë poshtë urës nga banorë të fshatit.