Kryetari i Kamenicës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Kadri Rahimaj, ishte aksidentuar me veturë zyrtare.
Opozita në Kamenicë e kishte akuzuar atë për zhdukjen e veturës.
Pas mungesës disa mujore, vetura e zyrtare e tij është parë sërish në oborrin e Komunës së Kamenicës.

Ajo tani duket në gjendje të rregullt.
Kujtojmë se në muajin prill ishin bërë gati dy muaj nga një aksident ku ishte përfshirë Kryetari i Kamenicës, por nuk dihej se ku e kishte lënë veturën zyrtare.







