Foto emocionuese: Milot Rashica si fëmijë pranë babit të tij, topi i futbollit pjesë e pandashme e tij

Milot Rashica sot është yll futbolli, por ai kishte kaluar edhe nëpër lloçin e Kosovës.

Dashurinë për futboll ai e ktheu në pasion qysh në moshë të re.

Rashica u rrit në klubin e futbollit të Vushtrrisë.

Ndër mbështetësit më të mëdhenj të tij ishte babai, i cili tani ushtron detyrën e stomatologut, njëherësh mban pozitën e drejtorit të shëndetësisë në qytetin e Vushtrrisë.

Në një foto të publikuar së fundmi, Milot Rashica shihet me babain e tij dhe me topin e futbollit që gjithmonë ka qenë pjesë e pandashme e tij.