Foto e vitit 1988, familja nga Kaçaniku me 18 fëmijë

Fotografi i njohur Ilaz Bylykbashi ka postuar foto të vitit 1988 nga Korbiliq i Kaçanikut të një familje me 20 anëtarë.

Në këtë familje, të postuar nga Bylykbashi, janë 18 fëmijët e shëndoshë të kësaj familje 20 anëtarëshe. 16 anëtarë të kësaj familje jetojnë ende.

“1988<Korbiliq i Kaçanikut/ bashkëshortët me 18 fëmijë! Mehmet dhe Sadije Dardhishta, prindër të 18 fëmijëve të shëndosh.  Sot, jetojnë 16 anëtarë të kësaj familje, nga 20 veta sa ishin më 1988, kur u bënë këto fotografi.  Foto Ilaz Bylykbashi”, shkroi ai në Facebook.