Dy vetura janë përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm në parkingun e Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Rastin për Ballkani.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahemti.

“Sot rreth orës 08:00, është raportuar se në parkingun e Aeroportit Ndërkombëtarë në Prishtinë , dy  automjete janë përfshirë nga zjarri. Njëra nga veturat e tipit Mercedes, është djegur tërësisht ndërsa tjetra (Audi) e cila ka qenë e parkuar në afërsi është dëmtuar pjesërisht”, tha Ahmeti.

Ajo tha po ashtu se Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit. 

“Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar”, tha Ahmeti. 

Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen./Ballkani.info