FOTO/DOKUMENT| Ministria e Albulena Haxhiut shpërblen me tender përkrahësin e Vetëvendosjes
Qeveria e Vetëvendosjes po vazhdon favorizimin e aktivistëve dhe përkrahësve të saj në tenderë e punësime.
Ministria e Drejtësisë që drejtohet nga Albulena Haxhiu i ka dhënë tender për krijimin e dhomave të dëshmive në Institutin e Mjekësisë Ligjore një përkrahësi të Lëvizjes Vetëvendosje.
Kompania “Professional Alarm L.L.C.”, që në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve figuron në emër të përkrahësit të Vetëvendosjes, Bahri Latifi, e ka marrë një pjesë të këtij tenderi, raporton Demokracia.com.
Kompania e Latifit për furnizim me material të teknologjisë informative dhe kontroll të qasjes do të marrë 11 mijë e 685 euro.
![](https://demokracia.com/wp-content/uploads/2022/05/1111-1.jpg)
![](https://demokracia.com/wp-content/uploads/2022/05/ARB.jpg)
Fituesi i një pjesë të këtij tenderi vazhdimisht në rrjetin social Facebook kishte bërë propagandë dhe i ishte gëzuar fitores së Vetëvendosjes.
“Më mirë me Vetëvendosjen 144”, kishte shkruar ai më 13 nëntor 2021.
![](https://demokracia.com/wp-content/uploads/2022/05/1-3-2.jpg)
Latifi kishte shpërndarë edhe video të deputetit Fitim Haziri, ku i bënte thirrje llapjanëve që ta votonin Shpejtim Bulliqin.
![](https://demokracia.com/wp-content/uploads/2022/05/2-3-3.jpg)
Kjo është një reklamë që ai ia bënë kompanisë së tij, që ministria e drejtuar nga Haxhiu i dha tender. /Demokracia.com/
![](https://demokracia.com/wp-content/uploads/2022/05/BL.jpg)