FOTO/ Demi Rose mahnitë me linjat e bujshme trupore, rikthen pozat joshëse nga Maldivet

Ajo njihet në gjithë botën për linjat e saj të bujshme trupore. Demi Rose u rikthye në instagram të hënen me një shkrepje ku vinte në pah linjat e saj dhe barkun e tonifikuar.

25-vjeçarja kishte veshur një palë bikini me vijë të zezë në fund, derisa po shkrepte imazhe të reja në një hapësirë shumë speciale e luksoze në Maldive, atje ku po i kalon pushimet.

Rose i kishte lënë flokët e saj të gjata, të varura më një bishtalec poshtë njërit sup.

Modelja dukej e mrekullueshme në plazh teksa merrte poza në një palë bikini të bardha ku vinte në pah të pasmet e saj.

Ajo kohët e fundit dëshmoi se pamja e saj mahnitëse nuk vinte aq lehtë sa vinin fotot dhe videot e postuara në instagramin e saj.

Bukuroshja e lindur në Birmingham përdori ndihmën e estetistes së saj të preferuar, Shane Cooper duke i’u nënshtruar trajtimeve për heqjen e celulitit.

Pavarësisht mënyrës së jetës së saj, që është për t’ia pasur zili, ylli i mediave sociale kohët e fundit zbuloi se ajo ka luftuar me shëndetin mendorë pasi humbi dy prindërit e saj.

Demi humbi babin e saj, Barrie Mawby në fund të vitit 2018, ku e njëjta tragjedi e goditi modelen në vitin 2019-të, kur i vdiq e ëma, Christine.

Me emocione Rose tregoi se si po e përballon ajo këtë pikëllim të vazhdueshëm gjersa shtoi:

“Kur isha 17 vjeçe, nëna pësoi sulm në zemër çka i shkaktoi edhe një goditje në tru dhe e la atë me aftësi të kufizuara. Pastaj në vitin 2018-të babi im ndërroi jetë nga kanceri. Vetëm një vit më vonë nga një infeksion ndërroi jetë edhe nëna. Kjo ishte me të vertetë e vështirë.”

Demi tha se kishte kaluar kohë shumë të vështira, por që gradualisht kishte nisur të ndihej më mirë.