FOTO/ Aksident trafiku në Fushë Kosovë, nuk dihet nëse ka persona të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në Miradi të komunës së Fushë Kosovës raporton ballkani.info

Ballkani.info ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se në aksident janë të përfshira një veturë dhe një kamionetë.

Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar, apo vetëm dëme materiale.

Ballkani.info do t’iu mbajë të informuar lidhur me rastin.

Pamje nga vendi i ngjarjes: